Mezani: Neglizhenca të na bëhet mësim, lojtarët dhanë maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2016 | 16:31

Mezani: Neglizhenca të na bëhet mësim, lojtarët dhanë maksimumin

Në mungesë të Gugash Maganit, sot Flamurtarin e drejtoi Gentian Mezani në barazimin 1-1 ndaj Laçit. Pas ndeshjes, ai nuk pranoi të fliste për ngjarjet që e kanë shoqëruar klubin vlonjat gjatë ditëve të fundit, por u përgjigj për atë çka u pa sot në fushë.

Mezani

Këto janë komentet e Mezanit për mikrofonin e “SuperSport”-it:

“Deri në minutat 80’-85’ gjithçka po shkonte ashtu siç donim ne. Më pas neglizhuam dhe kjo duhet të na bëhet mësim. Ndeshja zgjat 90 minuta, ndaj nuk duhet menduar asnjëherë se mund të quhet e fituar. U ndëshkuam në momentet më të mira, e kishim lojën në dorë.

Them se neglizhimi erdhi nga lojtarë të veçantë, jo nga e gjithë skuadra. Megjithatë ju siguroj që lojtarët dhanë maksimumin dhe e kanë bërë përherë. Sot lamë dy pikë që do të na ngjisnin në renditje. Kemi ekip shumë më të mirë për renditjen ku ndodhemi aktualisht”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"