Mezani: Ndaj Flamurtarit kisha emocione, skuadra duhet të zgjohet që në fillim të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 16:12

Mezani: Ndaj Flamurtarit kisha emocione, skuadra duhet të zgjohet që në fillim të ndeshjes

Trajneri i Laçit, vlonjati Gentian Mezani, deklaroi se është i kënaqur me pikën e marrë ndaj skuadrës së Flamurtarit, dhe se për të ishte një ndeshje me emocione. Gjithashtu ai deklaroi se lojtarët e Laçit duhet të zgjohen në lojë që në fillim të ndeshjes, dhe jo pas pjesës së dytë.

mezani

1 pikë e vuajtur, nuk ishte e lehtë të ndalni Flamurtarin

“Unë jam vlonjat dhe kam dalë nga Flamurtari si trajner, normale kam emocione. Por tani jam trajner i Laçit dhe mënoj si profesionist. Rezultati 1-1 ishte i drejtë.”

Pretendimet e Flamurtarit

“Tek rasti i parë nuk mendoj se ishte penallti. Ndoshta rasti i dytë edhe mund të jepej nga arbitri, por ky ishte vendimi i tij.”

Laçi po rimerr veten pas rezultateve të dobëta

“Edhe ndaj Skënderbeut bëmë një ndeshje të mirë, sot kishim po ashtu një skuadër të mirë si Flamurtari. Duhet të përmirësohemi çdo ndeshje më shumë, dhe kërkoj të jemi akoma më mirë ndeshjen tjetër.”

Performanca e Eskerdës

“Sot bëri një ndeshje të kënaqshme. Për skuadrën është i domosdoshëm. Ka ardhur në rritje. Shpresoj ta sjellim në formën më të mirë sepse na nevojitet.”

Pjesa e dytë më e rrjedhshme se sa pjesa e parë. Presioni i lojtarëve për fitore?

“Ndeshja ishte me emocion. Çunat janë të rinj dhe kanë emocione. Duke parë edhe skuadrën kundërshtare, çunat fillojnë të luajnë më mirë. I kam thënë që të jemi që në pjesën e parë të rrjedhshëm në lojë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"