Mezani: Na mungoi freskia, sot disa lojtarë më vononin lojën. Kualifikimi i hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 16:18

Mezani: Na mungoi freskia, sot disa lojtarë më vononin lojën. Kualifikimi i hapur

Trajneri I Laçit, Gentian Mezani, u duk i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Kukësit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kukësit, por deklaroi se ekipit të tij i mungoi freskia fizike për të sulmuar e për të qenë akoma më agresiv.

mezani
Akti i parë, por një barazim që ju favorizon në Kukës ndeshjen tjetër…
Padiskutim që ndeshja e Kupës ka një specifikë tjetër, ku është e rëndësishme të mos pësosh gol, sidomos në fushën tënde. Pjesën e parë ishim në ekuilibiër, ndërsa në të dytën patëm më shumë dëshirë për të sulmuar, edhe pse na mungoi freskia. Me një ndeshje të mirë, kualifikimi është ende i hapur.
I kënaqur nga ekipi sot?
Sigurisht që jam i kënaqur, sot prisja akoma më shumë. Jam i kënaqur për mbrojtjen, ishim në ekuilibiër. Problem ishte shpejtësia në fazën sulmuese, e cila ishte shumë larg ndeshjeve të tjera.
Disa lojtarë si Lulaj, Eskerda dhe Nika, nuk kanë freski por gabojnë edhe në pasimin e fundit…
Jam dakord, sot Kallaku bëri një ndeshje të mirë, por vononte edhe ai disa herë lolaj. Edhe Rexhinaldo e lojtarët e tjerë nuk ishin në lartësinë e ndeshjeve të kaluara.
A ju ndihmon fakti që ju merrni rezultat më të mirë jashtë ndeshjes?
Padiskutim, edhe ndaj Kukësit, do jemi më të freskët, pasi vinim nga një ndeshje në Durrës jo e mirë. Na duhet edhe pak më shumë agresivitet. Kjo skuadër ka treguar tjetër agresivitet gjatë ndeshjeve të kaluara.
Ndeshje e mirë e Shtubinës…
Shtubina e bëri mjaft mirë, dhe e bëri punën mirë të bllokojë Kalen. Për këtë arsye nuk aktivizuam Fangajn, pasi është lojtarë i fortë, por jo aq i shkathët sa Shtubina. Për Uzunin, atij i mungoi dëshira dhe freskia e ndeshjeve të tjera. Është në një formë të mirë, por me shpejtësinë e tij, mund të shfrytëzonte më mirë cilësitë e tij. Ishte një ndeshje jo për të gjithë repartin e sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"