Mezani me këmbë në tokë: Jemi skuadër që duhet të rritemi, në Laç ndihem si në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 16:12

Mezani me këmbë në tokë: Jemi skuadër që duhet të rritemi, në Laç ndihem si në Vlorë

Trajneri i Laçi, Gentian Mezani u shpreh mëse i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Partizanit. Në prononcimin për “Supersport”, vlonjati tha se e kishte përgatitur ndeshjen me mjaft kujdes dhe se skuadrën nuk duhet ta fusin në presion duke i vendosur objektiva. Për Mezanin në Laç ndihet si në shtëpinë e tij dhe është duke bërë një punë të mirë dhe me pasion.

Mezani

Për fitoren ndaj Partizanit

“Më shumë se i kënaqur nuk mund të jem. Morëm 3 pikësh, ishte shumë e rëndësishme ta fillonim mirë. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, duke sfiduar edhe erën. Pjesën e dytë goli erdhi shumë shpejt dhe u mundëm të ishim në ekuilibër duke e mbrojtur rezultatin mjaft mirë.”

Rexhinaldo si Xhejms

“Ne qëndrojmë me këmbë në tokë. Jemi një skuadër me çunat e rinj. Rexhinaldo është një lojtar cilësor. Duhet të shfaqemi të bëjmë mirë, duhet që lojtarët ta justifikojnë besimin për të qënë pjesë e Kategorisë Superiore. Rexhinaldo është një forcë e shtuar në skuadrën tonë dhe është luks të kesh një sulmues si ai.”

Përgatitja e ndeshjes

“E kam ndërtuar lojën që të ishim të kujdesshëm në goditjet standarte. Pasi Partizani është mjaft i rrezikshëm në goditjet standarte. Arritëm që të sistemoheshim me kalimin e lojës sepse ishim jashtë detyrave në momentet e para të takimit.”

Objektivat e Laçit

“Ne jemi një skuadër që duhet të rritemi dhe duhet të marrim pikët e duhura për të qënë të qetë. Kampionati është i gjatë dhe do të bënim gabimin më të madh për të futur skuadrën në presionin objektivash. Si në Laç si në Vlorë është e njëjta gjë, kur puna bëhet me pasion. Në Laç jam si në Vlorë. Të gjithë më ndihmojnë për ta bërë punën mirë. Unë e bëj punën me pasion.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"