Mezani: Kualifikimi nuk është i sigurt, më e lehtë të shkosh në Europë nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 16:06

Mezani: Kualifikimi nuk është i sigurt, më e lehtë të shkosh në Europë nga Kupa

“Duhet të qëndrojmë me objektivin për të kaluar këtë tur. Bëjmë mirë sot, por kualifikimi nuk është i sigurt. Kemi hedhur një hap drejt gjysmëfinales. Ishte e rëndësishme që pas një humbje në kampionat ne të reagonim dhe të merrnin rezultat pozitiv. Duhet ta zgjidhnim në shtëpi kualifikimin. Në Gjirokastër do të jetë një ndeshje e luftuar.”

Mezani

Aktivizimi i Shtubinës në mesfushë

“Shtubina është me eksperiencë. Në momentin që e kemi afruar ka qene ky objektivi. Mund ta përdorim në 2-3 pozicione. Kudo që e vendos jep maksimumin. Duke pasur një skuadër me eksperiencë të gërshetuar me çuna të mirë, gjërat shkojnë shumë mirë.”

Çfarë ndryshuat në skuadër, cila ishte pika ndryshe nga ndeshja me Kamzën?

“Sot u kam kërkuar të jenë më shumë agresiv dhe më shumë përqendrim. Jemi ndëshkuar në minutat e para. Kjo ishte gjëja e mirë. Vërtet skuadra luan futboll, por po nuk patë disa armë të tjera do jetë e vështira. Luftëtari është skuadër që e kemi vlerësuar maksimalisht. Eskerda gjithashtu na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë

A e kishit menduar këtë rezultat. E mendoni Europën nëpërmjet kampionatit apo Kupës?

“E kam thënë dhe herë të tjera. Më e afër Europa është nëpërmjet Kupës. Ka shumë vështirësi. Të gjitha skuadrat synojnë. Edhe Flamurtari edhe Teuta, edhe Luftëtari nuk do të neglizhoj ndeshjen tjetër. Të gjitha skuadrat do ta synojnë deri në fund.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"