Mezani kritika për të gjithë, Luftëtari ka 3 rikthime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 13:08

Mezani kritika për të gjithë, Luftëtari ka 3 rikthime

Luftëtari ka vijuar përgatitjet edhe dje me një seancë në “Fushën e Vjetër”. Për të mbajtur grupin në tonus, trajneri, për më shumë se 90 minuta, ka “shtrydhur” të tijtë, ku në mbyllje ka kryer një test kontrolli brenda grupit.

mezani

Para se Mezani të veçonte dy formacionet në fushë, grupi realizoi me korrektesë ushtrime atletike, streçing, kuadrate me përbërje 4-5 lojtarë. Pasi kanë skaduar minutat e “çlodhjes aerobike”, trajneri drejtoi minindeshjen brenda llojit, në fund të së cilës fitues doli formacioni i titullarëve. Pavarësisht se gjithçka shkoi sipas programit të detajuar, teknikut të Luftëtarit në situata të veçanta i është dashur të ndalojë lojën, me qëllim korrigjimin e veprimeve si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Dje, nën urdhrat e Mezanit ishin kthyer Nemanja Janiçiç, Vlladan Milosavljev dhe Xhekson Ferreria, duke u dhënë fund pushtimeve. Nëse Milosavljev dhe Janiçiç u përfshinë edhe në lojë, Xhekson dhe Radoviç janë stërvitur të diferencuar në palestër.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"