Mezani kërcënon Partizanin me “tredhëmbësh”: E kemi si detyrim trepikëshin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 11:06

Mezani kërcënon Partizanin me “tredhëmbësh”: E kemi si detyrim trepikëshin!

Gentjan Mezani kërkon fitoren sot përballë Partizanit në Laç. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, trajneri Mezani tha se fitorja në ndeshjen e sotme është detyrim, pasi luhet në shtëpi. Edhe pse e cilëson një ndeshje të vështirë, trajneri Mezani ka besim se ekipi që drejton do të bëjë më të mirën në takimin me Partizanin.

mezani-2

“Është një ndeshje e rëndësishme, me një skuadër që po bën shumë mirë në javët e fundit. Natyrisht që me Partizanin do të jetë një ndeshje e vështirë. Por, për ne është ndeshje që luhet në Laç dhe duhet të marrim maksimumin. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën sepse është detyrë fitorja për Laçin në ndeshjet që luajmë brenda. Pres që çdo lojtar që do hyjë në fushë nesër (sot), të hyjë me mendimin që nuk duhet të ketë rezultat tjetër veç fitores”, tha Mezani. Në takimin e sotëm, Laçi do të ketë vetëm një mungesë, portierin Selmani që vijon të jetë i dëmtuar.

Mezani1-470x312

Formacioni- Sa i takon zgjedhjeve, kreu i stolit kurbinas, ka pak dilema për këtë takim. Balotazh ka në krahun e djathtë të mbrojtjes teksa me shumë gjasë, do të aktivizohet Fangaj. Por edhe në mefushë, në qendër të saj, pritet ndonjë lëvizje… Trajneri Mezani pritet të luajë me “tredhëmbësh” në sulm, ku Nika dhe Uzuni nga krahët do të jenë në shërbim të Rexhinaldos që është pika referuese.

lACI

Tifozët- Dueli i sotëm me të kuqtë pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Ndërkaq, pritet që në sektorë të ndryshëm të stadiumit, të ketë “subvencion” për hyrje të lirë.

Prioritet marrin karshitë, ndërsa në tribunën qendrore, si zakonisht, hyrja do jetë me biletë. Klubi i Laçit mori një gjobë të majme për disa shishe plastike të hedhura në fushë në mesjavë në ndeshjen e Kupës. Ndaj drejtuesit kanë lëshuar “alarmin” për vetëpërmbajtje në shkallë, në mënyrë që të mos e pësojnë në ndeshjet në vijim.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"