Mezani: Kemi vuajtur në krah. Goli i parë i Partizanit? Shpresoj që gjyqtari…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 19:07

Mezani: Kemi vuajtur në krah. Goli i parë i Partizanit? Shpresoj që gjyqtari…

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku u shpreh i kënaqur me lojën e skaudrës së tij, por jo me rezultatin.

bandicam 2018-10-21 19-02-21-342

Sa iu kënaq loja?

Më kënaq loja, më kënaq agresiviteti i skuadrës. Jemi të mërzitur, një pikë do të ishte mjaft e mirë. Në të dyja pjesët kemi luajtur mirë. Kemi qenë disi në ekuilibër pa rrezikuar. Kemi vuajtur në krah, Partizani ka 2 lojtarë cilësorë si Mala dhe Asani. Penallti nga krahët erdhi. Kemi vuajtur shumë.

Aktivizimi i Dungës pas dëmtimit të Shkurtajt…

Dunga nuk e ka eksperiencën e duhur. Shkurtajt ia dimë  cilësitë. Largimi i tij na bëri të vuajtur. U vështirësua situata.

Çfarë i mungon Luftëtarit jashtë fushe?

Mendoj pak më shumë përqendrim. Në disa momente të lojës neglizhojmë. Mungesa e Rrocës ndikon. Rroca është lider. Shpresoj në javët në vazhdim, me rikthimet e futbollistëve, të rikthemi te rezultatet pozitive.

Sa serioz është dëmtimi i Shkurtajt… Ndeshja me Kastriotin vendimtare…

Nesër do ta shikojmë dëmtimin e Shkurtajt. Pati një kontraktim. Menduam të mos rrezikonim. Nesër do ta marrim vesh më mirë. Për ndeshjen e Krujës mendoj që është një ndeshje e vështirë. Kastrioti është një skuadër që vuri në vështirësi Kukësin. Do mundohemi të rrisim performancën. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv.

Keni pretendime për golin e parë të Partizanit?

Ka pasur pak shtytje dhe moslejim që të kërcejë Ruçi. Shpresoj që gjithçka të jetë bëra pa vetëdije. Nuk ka problem. Ai e pa në mënyrë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"