Mezani: Kemi humbur me një penallti të padrejtë, ja pse e aktivizova Rexhinaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 18:12

Mezani: Kemi humbur me një penallti të padrejtë, ja pse e aktivizova Rexhinaldon

Problemet në ekip? A jeni të qetë psikologjikisht?

Të gjitha zërat janë dëmtuese. Absolutisht nuk janë të vërteta. I referohem çështjes Rexhinaldos. Pjesa tjetër është e qetë. I vetëm presion është presion i ndeshjes për të fituar 3 pikë. Jemi lart pse mos e mendojmë të shkojmë akoma më lart. Shpresoj që sa më shpejt të bëhet kthesa.

sdsds6

Gabimet njëra pas tjetrës vijnë nga gjendja fizike…

Mendoj që skuadra pjesën e dytë luajti. Një pjesë e lojtarëve kanë luajtur gjatë gjithë kohës. Nuk kemi pasur mundësi freskie. Ndoshta dikush mund të jetë më i lodhur se tjetri.

Kemi humbur me një penallti të padrejtë…

Është pozicion jashtë lojë dhe nuk është penallti. Lojtari i Gjirokastrës është hedhur. Edhe po të ishte i rregull nuk qe penallti. Unë mendoj është e disa herë që po gabojnë gjyqtarët me skuadrën e Laçit. Shpresoj që arbitrit mos gabojnë më dhe të mbajnë drejt të gjitha skuadrat. Sepse na hedhin poshtë gjithë punën. Është një gabim jo  dashakeqës, por anësori duhet të jetë i vëmendshëm…

Korrektësia e “Panorama Sport” me rastin “Rexhinaldon”. A iu doli blofi me Rexhonaldon, apo e vendosët në momentin e fundit?

Rexhinaldo ka qenë në stërvitje me ne, përveçse një ditë që është stërvitur me mua. Ashtu e kam parë unë të arsyeshme. Arsyeja e vetme ka qenë nga deklarata në media. Nuk na kanë pëlqyer. Rexhinaldo ka kërkuar falje dhe nuk ka qenë ai që ka folur na ka thënë. Nuk ka qenë një blof. Ka qenë në stërvitje dhe ka qenë një blof.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"