Mezani: Jemi të kënaqur, tani të fitojmë Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 14:45

Mezani: Jemi të kënaqur, tani të fitojmë Kupën

Gentian Mezani nuk i fshehu emocionet pas fitores. “E kishim vlerësuar ndeshjen dhe kjo u pa edhe nga formacioni që hodhëm në fushë. Ishin ata lojtarë që kanë luajtur pjesën më të madhe të sezonit.

mezani

Ia dolëm të fitonim dhe të arrinim objektivin, ndaj jemi të gjithë të kënaqur. Moralisht dhe në çdo aspekt jemi gati për finalen e Kupës”, deklaroi trajneri vlonjat i Laçit, i cili tashmë do të tentojë të fitojë në krye të kurbinasve trofeun e parë si trajner i një ekipi në Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"