Mezani: Jemi skuadër fushe, patëm fat që nuk pësuam shumë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 19:11

Mezani: Jemi skuadër fushe, patëm fat që nuk pësuam shumë gola

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani foli për mikrofonin e “Supersport” menjëherë pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, duke u shprehur i kënaqur me lojën që skuadra e tij tregoi pavarësisht humbjes. Vlonjati deklaroi se skuadra e tij pati fat që nuk pësoi shumë gola.

Laci

Për ndeshjen

“Ka keqardhje për penalltinë e cila do të na jepte mundësinë të merrnim një pikë. Skënderbeu ka pasur raste por ne kemi bërë lojën tonë. Skuadra u soll mirë në të dyja faza. Normalisht kemi lënë hapësira, sepse Skënderbeu ka lojtarë cilësor. Patëm fat se nuk pësuam shumë gola. Duhet ta pranojmë këtë rezultat.”

Problemet në mbrojtje

“Unë mendoj avash avash kjo gjë do të zgjidhet. Nuk është se jemi aq keq në mbrojtje. Qaqi vjen nga dëmtimi. Mendoj me kalimin e ndeshjes do jemi më mirë. Fangaj është lojtar i ri që ka bërë një ndeshje të mirë. I ka zbatuar në përpikëri detyrat. Kemi punë dhe do mundohet të bëjmë më të mirën.”

Ndeshja e ardhshme me Flamurtarin

“Ne do të bëjmë të pamundurën sepse është një ndeshje brenda dhe nuk duhet të lemë pikë. Edhe ndaj Skënderbeut në Laç do të kërkojmë pikë. Le të shpresojmë te më e mira. Nuk ka hakmarrje është thjesht një ndeshje radhe.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"