Mezani “i trembet” kundërshtarit, Rexhinaldo: Do shënoj shumë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 10:32

Mezani “i trembet” kundërshtarit, Rexhinaldo: Do shënoj shumë gola

Laçi do të luajë sot në transfertën e Kamzës, ndeshjen e parë për këtë vit dhe të vijimit të këtij kampionati. Kurbinasit kanë mbyllur dje përgatitjet për këtë sfidë. Synohet që të merret maksimumi nga ky takim. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, tha se kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht. Sipas tij, Kamza është një skuadër me lojtarë cilësorë.

Mezani1-470x312

“E vlerësojmë maksimalisht këtë ndeshje, pasi mendoj që Kamza bëri mirë te dy fazat e para. Kundërshtari është një skuadër me lojtarë cilësorë dhe mendoj se duhet në çdo ndeshje të bëjmë maksimumin për të marrë maksimumin. Kjo është një ndeshje shumë e rëndë- sishme për ne dhe duhet që të bëjmë më të mirën në këtë takim.

Jam i bindur që, po dhamë atë që dimë dhe 100% nga forcat tona, do të bëjmë më të mirën dhe natyrisht që do të marrim atë që duam. Objektivi për ne do të mbetet gjithmonë ndeshja e radhës. Vetëm këtë objektiv kemi”, tha Mezani. Eskuerda, si dhe Lushkja nuk do të jenë të gatshëm.

SULMUESI – Rexhinaldo është rikthyer i gatshëm dhe në formë për Laçin. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook, ai ka sfiduar rivalët:

Rexhinaldo

“Jam përgatitur si kurrë më parë që të bëj detyrën time, që të shënoj dhe ta ndihmoj skuadrën time. Qëndroni të vëmendshëm, sepse do t’i thyej kundërshtarët dhe do të shënoj shumë gola”, ka shkruar sulmuesi nga Mozambiku.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"