Mezani i shokuar pas disfatës: Nuk mund të humbasim kështu!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2017 | 9:24

Mezani i shokuar pas disfatës: Nuk mund të humbasim kështu!

“Nuk mund të humbasim kështu”. Gentian Mezani ka qenë shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve në ndeshjen ndaj Kamzës. Trajneri i Laçit, si kurrë më parë, nuk ka dalë as para mediave pas përfundimit të ndeshjes. “Panorama Sport” tentoi të komunikonte me vlonjatin, por telefoni i tij ka qenë i padisponueshëm. Mësohet se Mezani ka mbetur shumë i zhgënjyer me gjestin që bëri kapiteni Taulant Sefgjini.

Mezani

Megjithatë, pritet që sot trajneri bashkë me presidentin Pashk Laska, të bëjnë një mbledhje me skuadrën. Nuk dihet nëse mund të ketë masa ndaj mbrojtësit kurbinas, që la skuadrën me 10 lojtarë kundër Kamzës. Laçi po kalonte një moment të mirë, teksa vinte pas fitores në transfertë ndaj Lushnjës, por dje tregoi dobësi, duke lënë tri pikë në shtëpi. Kjo ishte humbja e dytë këtë kampionat në ndeshjet brenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"