“Mezani i paaftë”, Greca sulmon ish-trajnerin: I frikësohet futbollistëve si unë, këtë sezon do ta përfundoj në …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 19:00

“Mezani i paaftë”, Greca sulmon ish-trajnerin: I frikësohet futbollistëve si unë, këtë sezon do ta përfundoj në …

Ish-futbollisti i Tiranës, Bedri Greca, iu bashkua Gjilanit në merkaton e verës, teksa aventura e tij në klubin kosovar zgjati vetëm 6 muaj. 

grecinjo

Në një prononcim për “insportin”, 29-vjeçari ka rrëfyer largimin e tij të çuditshëm, teksa nuk ka nguruar të sulmojë trajnerin Gentjan Mezani, të cilin e ka cilësuar si të paaftë. Në vazhdim të bisedës, ai ka folur për qytetin, jetën në Gjilan, korrektësinë e klubit si dhe për të ardhmen.

Greca-mEZANI

“Nuk e di as vet pse trajneri vendosi të më largoj, ndoshta paaftësia e tij. Ai i frikësohet futbollistëve si unë. Gjilani ka problem brenda skuadrës, jo nga drejtuesit. Drejtuesit e klubit janë tejet korrekt. Me Mezanin kam marrëdhënie pune, asgjë më shumë. Në aspektin financiar janë për notën dhjetë. Edhe pse paga për muajin nëntor dhe dhjetor ende nuk më është dhënë. Por, kjo do të rregullohet shumë shpejtë.

80995052_602275540335881_7362722737426530304_n

Shqiptarët e Kosovës janë me të vërtetë shumë të mirë, një mikëpritje për të marrë shembull gjithë shqiptarët. Kam zhvilluar shumë ndeshje të mira, në veçanti në ndeshjet direkte me rivalët për titull, kam pasur edhe ndeshje të dobëta por ishin të pa rëndësishme, pasi në ato ndeshje ne fitonim pa ndonjë problem. Klubi i Gjilanit është një klub i mrekullueshëm, çdo kusht e plotëson me vullnetin më të madh.

Qyteti i Gjilanit është i vogël dhe i qetë. Ushqimi që më ka shijuar më së shumti është gjeli i shtëpisë. Tifozët nga Kosova janë të dashuruar pas futbollit më shumë se tifozët në Shqipëri. “Skiferat” janë të çmendur pas klubit, të jashtëzakonshëm. Këtë sezon do ta përfundoj në Shqipëri. Në të ardhmen nëse më bëhet një ofertë serioze dhe me projekt afatgjatë do ta pranoja me kënaqësi”, u shpreh Greca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"