Mezani hedh poshtë akuzat për tolerim: Ka qenë ndeshje e luftuar, bëmë gabime amatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 16:09

Mezani hedh poshtë akuzat për tolerim: Ka qenë ndeshje e luftuar, bëmë gabime amatore

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”.

mezani

 

“Unë mendoj që jemi futur në lojë për ta fituar, por ka menduar dëshira që kemi pasur në ndeshjet e tjera. Mendoj që skuadra ka qenë pak nervoze. Është dashur që të zgjidhet ky takim në pjesën e parë. Do të ishte mirë po nuk ia arritëm dot qëllimit. Unë mendoj që kemi gabuar në markim”.

Doli parashikimi i Xhelal Mziut…

“Sinqerisht po iu them që kemi luajtur për ta fituar këtë ndeshje. Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Sot nuk kemi qenë në lartësinë e duhur. Në qoftë se një skuadër punon gjithë javë, nuk vjen për tu tallur për të hedhur poshtë gjithë punën. Më pastërsi po ia u them që ndeshja ka qenë e luftuar”.

Si i shikoni 9 javët e mbetura të kampionatit?

“Ndeshjet sa vijnë dhe bëhën më të vështira. Kjo ishte një arsye që ne donim ta fitonim këtë ndeshje. Pas shkas se skuadra nuk ka qenë e qartë para portës. Ndoshta ka qenë edhe ulja e ritmit. Nuk mendoj që Teuta ka bërë ndonjë gjë më shumë se ne”.

Gabimi te goli…

Unë në atë kohë po thërrisja që të markoheshin lojtarët. Padiskutim kjo bëri që të pësonim golin. Një neglizhim në zonë. Duhet të nxjerrim mësim. Janë gabime të pafalshme që një lojtar shtatlartë të rijë pa markuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"