Mezani: Gjeta një skuadër të stërvitur mirë. Vendi i tretë në renditje? Duhet të vazhdojmë punën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2017 | 16:30

Mezani: Gjeta një skuadër të stërvitur mirë. Vendi i tretë në renditje? Duhet të vazhdojmë punën

Me emërimin e Gentian Mezanit në krye të pankinës kurbinase, Laçi duket se ka rilindur. Skuadra bardhezi arriti të mertë një trepiksh të artë ndaj Lushnjës me rezultatin 0-3. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” trajneri Gentian Mezani, nuk ngurroi ti kalonte një pjesë të meritave për këtë ecuri të skuadrës edhe ish-trajnerit Nica, i cili e ka stërvitur mjaft skuadrën.

Mezani2

Për ndeshjen

“Është kënaqësi që fituam sot dhe morëm 3 pikë për vazhdimësinë. Nuk duhet ta mendojmë që jemi në vendin e tretë, pasi kjo gjë mund të na dëmtojë. Duhet të vazhdojmë punën sepse ndeshja e radhës vjen shpejt.”

Dopiete e Rexhinaldos

“Jam i kënaqur me Rexhinaldon. Mendoj që sot ka bërë detyrë. Vjen pas dëmtimit dhe mendoj se golat i bëjnë mirë. Mendova ta godiste penalltinë Rexhinaldo për tu rikthyër sa më në formë.”

Cfarë ka ndryshuar trajneri

“Ajo që gjeta unë te kjo skuadër, ishte e stërvitur mjaft mirë, për merit të Nicës. Unë futa mënyrën time pak më shumë sulmuese. Ndoshta dhe sjellja ime me sportistat I bën të ndihen më të relaksuar për të bërë maksimumin. Kam gjetur cuna me dëshirë dhe kjo më bëri të kërkoja të vija te skuadra e Lacit. E kam më të thjeshtë t’i vendos idetë e mija në skuadër.”

Përgatitja e ndeshjes

“E kam ndjekur në të gjitha ndeshjet Lushnjën. Kam  pëarë nqs do të sulmonin që në fillim, mbrojtësat do të gabonim. Pjesën e parë nuk kemi qënë të qetë. Jam I kënaqur me pjesën e dytë, sepse kemi realizuar shumicën e rasteve.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"