Mezani: Fitorja më kënaq, por kemi shumë punë përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 15:23

Mezani: Fitorja më kënaq, por kemi shumë punë përpara

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka qenë i lumtur me golat dhe lojën që shfaqi skuadra e tij në fitoren ndaj Kastriotit ku dominoi thuajse plotësisht.

9

“Fitorja më kënaq, por ishte kënaqësia deri tani. Kemi shumë punë përpara dhe padiskutim duhet të mendojmë për vazhdimësinë dhe të ardhmen. Nuk më kënaqi vetëm loja sot, por edhe golat se u shënuan nga lojtarë të ndryshëm. Shkurtaj ka bërë liderin sot mendoj, në ndeshjet e fundit ka shënuar, por shpresoj që edhe pjesa tjetër e skuadrës të jetë në nivel psikologjik dhe tekniko-taktik për të arritur që të kemi vazhdimësi. Nuk mundet të fitojmë një ndeshje dhe humbasim tre. Unë e faktova nga ndeshja me Tiranën ku Guindo luajti së bashku me Shkurtajn. Ai nuk luan tani për shkak dëmtimi që ka në kofshë, por në vazhdimësi do të jetë pjesë e jona. Ne ishim të rrezikshëm dhe rrezikuam jashtëzakonisht shumë në ndeshjen me Tiranën se mund të kishim shkuar në avantazh 2-0. Por siç shkoi loja aty erdhi fitorja e Tiranës. Por janë dy lojtarë që mund të ndihmojnë Laçin shumë e ndihmojnë skuadrën. Kemi Shkurtajn në formë të mirë fizike dhe duhet t’i gëzohemi e ta mbajmë në formë të mirë që të shfrytëzojmë atë. Në momentin që kthehet Guindo, do të shohim edhe lëvizje të tjera. Nuk është se e kërkova unë kthimin mbrapa, skuadra u tërhoq vetvetiu. Një arsye ishte, kjo ndodhi se larguam Shkurtajn nga loja, ka luajtur shumë ndeshje, kemi ndeshje të tjera afër. Adeleke nuk na ndihmoi që të bënim trysni, kundërshtari krijoi superioritet në mesfushë. Kur pësohet gol, hyn frika, është e drejtë që nëse shënonin prapë mund të hynim në presion. Por ndodhi nga forca në sulm që humbëm me Shkurtajn. Por çdo trajner me 3-0 do të donte të freskonte lojtarët, nuk kisha ndërrime dhe duhej të mendoja për ndeshjen e radhës. Mazrekaj nuk luajti sot, skuadra ishte në vështirësi kur hyri. Mazrekaj zgjidh situata kur skuadra luan, në momentin kur hyn në lojë Mazrekaj skuadra u tërhoq disi dhe nuk ia doli të shfaqej”, tha Mezani për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"