Mezani: Fitore e imja personale, tani dua të ngre Kupën. Lulajn e nxora nga loja sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 17:50

Mezani: Fitore e imja personale, tani dua të ngre Kupën. Lulajn e nxora nga loja sepse…

Trajneri i Laçit, Mezani, u shpreh i kënaqur për këtë barazim ndaj Kukësit, dhe si rrjedhojë, solli edhe kualifikimin për në finalen e Kupës.

mezani

Barazim që vlen për finalen. E besonit këtë arritje?

E besonim, sepse nuk e kam vënë kurrë në dyshim forcën e grupit. Vinim nga 3 rezultate jo të mira, por grupi ka karakterin fitues, dhe sot e tregoi.

Protestuat shumë gjatë ndeshjes…

Dua të gëzoj këtë kualifikim, ajo i mbeti pjesës së lojës. Jam i kënaqur se si lojtarët e mi e interpretuan ndeshjes, pavarësisht mbajtjes së gjatë të topit në disa ndeshje. Gjithsesi, pjesa tjetër ishte perfekte.

“Pak drru nuk bën keq” thonë, për Rexhinaldon. Objektivat e Laçit…

Jo, jo. Mendoj që objektivat e klubit kanë qenë këto, janë vendosur që në fillim. Ky nuk është vetëm objektiv i presidentit, por është edhe një fitore e imja. Unë nuk është se kam një karrierë të gjatë dhe jam lodhur me kupa. E kisha edhe si një objektiv personal. Kur futemi në lojë, mendojmë të kënaqnim atë, publikun dhe të marrim më të mirën. Ishte kënaqësi edhe për mua, pasi i shërben karrierës sime.

Do e justifikonte sezonin kjo arritje? Apo keni pretendime të tjera?

Unë jam trajneri i Laçit, mendoj të bëj mirë këtu. Ky është viti i parë që unë i kaloj 4 muaj në një skuadër. Më bën mirë të përfundoj këtë vit, dhe të mendoj për punën time. Nëse do kisha mendime të tjera, do gaboja. Dua të vazhdoj mirë këtu dhe të fitojmë Kupën.

Vazhdoni gaboni në mbrojtje…

Vazhdojmë të gabojmë, por kanë qenë më të pakta sot. Jemi munduar t’i përmirësojmë gjatë javës, ato pak ditë që kemi pasur. Kam 2 lojtarë me të njëjtat cilësi, mundohem t’i marr më të mirën atyre.

Në pjesën e dytë, skuadra me një fytyrë tjetër. Meritë kanë lojtarët e sulmit, plus dhe Lushkja…

Më vjen mirë, pasi në Gjirokastër gjendja fizike ishte jo e mirë. Këtë moment e ka çdo skuadër, dhe mundohemi ta kalojmë sa më shpejt. Sot ishim të motivuar ta kalonim sa më shpejt.

Zëvendësimi i Lulajt që në 25’…

E nisëm me 4-2-3-1, Lulaj ishte në pozicion më të mirë, kërkonim të godisnim me kundërsulm në pjesën e parë. Lulaj ishte më i përparuar, por duke parë që nuk hyri në lojë dhe po gabonte shumë, mendova që duke futur Lushkjan, është n ë lojtar që bën diferencën, dhe mendova t’i jap një marsh më tepër skuadrës. Kjo ishte arsyeja që bëra ndërrimin shumë shpejt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"