Mezani: Ekipi nuk është i qetë para porte, shpërdorojmë tej mase shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 16:14

Mezani: Ekipi nuk është i qetë para porte, shpërdorojmë tej mase shumë

Në intervistën pas ndeshjes, trajneri Mezani i Laçit, tha se skuadra luajti mirë, sidomos në pjesën e dytë, por djemtë e ekipit e humbin qetësinë kur dalin para portës, dhe shpërdorojnë tej mase shumë.

mezani

Çfarë po ndodh me ekipin?

“Kam gjatë gjithë javës që ia përsëris ekipit, minutat e para janë të rëndësishme. Duhet të jemi të përqendruar. Është ndeshja e dytë që ndëshkohemi në minutat e para, por sot fati nuk ishte me ne. Por nuk patëm as qetësi para porte. Shpërdorojmë shumë raste para porte.”

Sa shpresë jep kjo paraqitje për arritjen e objektivave

“Unë mendoj se Kukësi nuk është i kënaqur për lojën, por për pikët. Do më pëlqente më shumë qe të luanim keq dhe që të merrnim pikët.”

Do markonit miks, apo një për një në zonë…

“Shameti ishte një për një me Gjonin, por ai e kaloi dhe shënoi. Rezultoi diçka pozitive për Shametin, pasi në atë moment, Gjoni u shpërqëndrua.”

Nuk ishit i kënaqur me lojën në pjesën e parë, që bëtë ato ndërrime?

“Skuadra po luante shumë mirë. Ndërrim e parë e bëra prej dëmtimit të Shalës. Kërkova të fus lojtarë të freskët që luajnë topin. Patëm shumë raste, si në asnjë ndeshje tjetër, por nuk qemë të qetë para porte. Kjo ishte arsyeja pse bëra ndërrime të tilla.”

Presioni i rezultatit në Laç e shpërqendron skuadrën?

“Sot keni parë një skuadër, që në minutat e fundit po luanin shumë qetë, por kur arrinin para portës, e humbnin qetësinë.

Koment për gjykimin…

“Nuk flas më pë arbitrat. E kam bërë një herë vitin e kaluar, dhe kam vendosur të mos flas më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"