Mezani: E merituam fitoren, Shkurtaj le të largohet nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 16:31

Mezani: E merituam fitoren, Shkurtaj le të largohet nëse…

Pas ndeshjes për “Supersport” foli dhe trajneri Gentian Mezani i cili tha:

bandicam 2018-11-11 16-24-18-558

Nuk e nisët mirë, pësuat gol. Pjesën e dytë e dëshiruat fitoren…

E kemi nisur mirë lojën ,por kemi kërkuar të bëjmë lojë jo të fitojmë pjesën e parë. Pësimi i golit ishte vendosje e gabuar e Demos. Mendoj se nuk reaguam në mënyrën e duhur. Në pjesën e dytë u futëm për të fituar ndeshjen dhe arritëm ta bënim. Tirana është një skuadër që kanë kualitet por ne ia dolëm.

Në stolë latë Liçajn. Iu bindi Demo?

Ishte një zgjedhje e mundshme. Licaj nuk është akoma në 100 për qind. Demo ka bërë shumë mirë. Është një lojtar që ka luajtur shumë pak dhe jam jashtëzakonisht i kënaqru me të.

A iu ndihmoi juve dhe skuadrën fakti që kishit përballë një skuadër si Tirana që e ka pësuar sistematikisht? Shkurtaj mund ta humbisni në Janar?

Mendoj që duke parë ndeshjet e Tiranës në përgjithësi kjo na ndihmon. jemi futur në dhomat e zhveshjes me rezutlat 0 me 1 dhe kemi folur. Por më shumë na ka ndihmuar fakti që kam besim të tepër te lojtarët. Unë mendoj se jemi të pathyeshëm si skuadër nëse vendosim kualitetin që kemi në përdorim.

Për Shkurtaj mendoj se nëse ka një kontratë fitimprurëse për klubin atëherë le të shitet. Nëse do të largohet, mund të largohet.

Një klub përpos shpenzimeve mund të ketë edhe prurje si ishte rasti i Dejvit dhe Abazajt. Kështu mund të jetë edhe rasti i Shkurtaj.

Po kush do të shënoj golat?

do të bëjmë një golashënues tjetër. Do të punojmë për një të ri.

Roca kur do ta arrijë formën maksimale? Dunga…

Roca është akoma mbrapa. 4 muaj ishte larg fushës dhe e kanë lënë goxha mbrapa. Por edhe me aq sa ka dhënë më ka kënaqur. Kur hyri Dunga ndryshoi dhe mënyra e të luajturit. Roca do të jetë gati 100 për qind në Janar. Nuk e kemi kohën për ti dhënë Rocës atë që do sepse kemi ndeshje të ngjeshura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"