Mezani: Duhet të punojmë akoma pas gabimeve, por rëndësi ka që lojtarët e mi duan të përmirësohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 19:07

Mezani: Duhet të punojmë akoma pas gabimeve, por rëndësi ka që lojtarët e mi duan të përmirësohen

Pas barazimit me Teutën, trajneri Mezani i Laçit, u shpreh se e dinte vështirësine e kësaj ndeshje, për më shumë pas formës së Teutës që do kërkonte pikë, dhe deklaroi se e rëndësishme ishte të mos dilnin pa pikë nga Durrësi. Ai gjithashtu tha se lojtarët e tij janë të rinj, edhe do gabojnë në disa ndeshje, por e vlerëson faktin që ata kërkojnë të përmirësohen pas çdo ndeshje.

mezani

Ndeshje e barabartë sot me Teutën…

E vërtetë, e kishim vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Për Teutën do ishte një ndeshje kthese, pasi vinte nga shumë humbje. Pjesa e parë ishte e mirë për skuadrën tonë, kërkonim me kundërsulm të shënonim. E rëndësishme ishte të merrnim pikë sot.

I zhgënjyer kur pësuat…

Më erdhi keq sepse ishte një veprim nga një mbrojtës i ri, që nuk duhet të ndodhë. Duhet të punojmë akoma më shumë këto djem të rinj. Këto sportistë kemi, kanë bërë shumë mirë këto ndeshje. Premtojnë akoma më shumë.

Ju mungoi pasimi i fundit për të finalizuar?

E vërtetë, u munduam që të dyfishonim me kundërsulm, por nuk ia arritëm. Lojtari që duhet të bëjë pasimin e fundit, Eskuerda, u konsumua shumë pjesën e parë.

Xhixha dhe Kallaku kanë nxjerrë ekipin disa herë nga vështirësia…

Unë I kam aktivizuar të gjithë çunat e rinj, por në këtë moment na duhet edhe eksperienca në fushë. Nëse hedh dikë të ri, duhet të heq dikë tjetër me eksperiencë. Superliga është një kampionat i fortë.

Është e vështirë të punosh me çuna të rinj?

Unë vij nga sektori i të rinjve, dhe e kam të thjeshtë dhe e kam për kënaqësi kur shoh çuna të rinj që duan të përmirësohen. Edhe vetë ata duan të përmirësohen, dhe mua ma bëjnë akoma më të lehtë punën. Laçi nuk është për kampion. Një ndeshje do luajnë mirë, ndonjë ndeshje edhe do gabojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"