Mezani: Duhet ta festojmë fitoren që na largon nga fundi. Europa? Nuk flas dot se jemi ekip i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 15:43

Mezani: Duhet ta festojmë fitoren që na largon nga fundi. Europa? Nuk flas dot se jemi ekip i ri

“I kënaqur? Normale që jam i kënaqur me rezultatin, sepse pësuam gol të parët dhe kthyem rezultatin, shpërdorojmë raste dhe pësojmë, edhe me punën qe kemi bere gjate javës përsëri pësojmë.

Mezani44545

Objektivi? Do vazhdojmë te punojmë akoma me shume qe te mos pësojmë, por ama sot duhet të festojmë ketë fitore që na largon nga fundi. Eskerda ka bërë një operacion në gju vitin e kaluar dhe ka ndjerë ende dhimbje, kështu që nuk mundet të ishte i gatshëm për ndeshjet që ne kemi zhvillua.

Evropa? Nuk flasim dot se jemi ekip i ri, elementet janë te rinj dhe ne i marrim ndeshjet një nga një por nëse luajmë mire si sot dhe si kemi luajt në ndeshjet e tjera atëherë dhe rezultati vjen”, u shpreh Mezani për mirkrofonin e “Supersport” pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"