Mezani: Do preferoja të luanim keq dhe të fitonim, Laçi na njihte më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 16:03

Mezani: Do preferoja të luanim keq dhe të fitonim, Laçi na njihte më mirë

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani pas ndeshjes foli për mikrofonat e “Supersport” ku u shpreh:

bandicam 2018-11-03 16-00-03-418

Probleme të 16 metrat e fundit?

Po të dëgjoja pak më parë që luan mirë dhe humbet. Ne na duheshin pikët dhe do të preferoja të luaja keq dhe të fitoja ndeshjen. Duhet të shikojmë para. Duhet të analizojmë mënyrën se si e pësaum golin. Mendos se ka qenë një shpërqendrim. Duhet ta pranojmë humbjen.

Roca pak i ngadaltë? Milosavljev?

Skuadra avash-avash po merr ritmin e duhur. Skuadra po mban më shumë minuta në këmbë. Ne mund të bëjmë pak gjatë kësaj periudhe ndaj do të mundohemi të përmirësojmë si Rocaj dhe Aleksin.

Laci e njeh më mirë Luftëarin?

Po na njohin më mirë. Të jeni të sigurt për këtë pjesë.

Rasti i golit. Si ka mundësi që Luftëtari çon një ndeshje dëm dhe pëson atë lloj goli duke mos u koordinuar?

E keni parë mjaft mirë. Është e kot që të flas. Të shtoj diçka më shumë është e kotë. Ju thatë gjithçka.

Ngathtësi te lojtarët e sulmit?

Mendoj që Roca duhet që të vij akoma më mirë në gjendjen e tij. Është një lojtar që bën pasin final që na mungonte në ndeshjet e para. Ndeshjen e kaluar ka bërë shumë mirë ndërsa sot do të thosha mirë. Është një lojtar që ndihmon skuadrën në çdo moment. Ai mund të bëjë diferencën nga momenti në moment.

Shkurtaj u pa shumë larg portës. Mos duhet të humbasësh pak efikasitetin e këtij lojtari në pjesën e madhe të fushës dhe ta shfrytëzosh për sulmin?

Vasili kërkonte ta merrte topin lirshëm dhe mundohej të hapej sa më larg. Disa raste hyri nga brenda dhe normalisht qëndroi. Por ka qenë një arsye sepse ai markohej mjaft mirë dhe kërkonte hapësirat e tij. Duke kaluar pak më shumë në krah sulmonte më shumë portën dhe jepte rrezikshmëri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"