Mezani: Çunat e rinj duhet t’i thërrasin mendjes, ja kush gaboi te goli i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 16:21

Mezani: Çunat e rinj duhet t’i thërrasin mendjes, ja kush gaboi te goli i parë

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas goli” në Supersport.

mezani

Humbja ndaj Partizanit? A ndie lodhja e Kupës?  

Pa diskutim që lodhja u ndie, por kjo nuk është justifikim. Kemi gabuar në krahun e dashtë dhe ai goli që pësuam nga ky krah nuk duhet të ndodhte pasi kemi punuar gjithë javës në stërvitje. Fangaj nuk arriti ta ndalonte dhe ishte gabimi i tij. Kemi dy tre-javë që nuk po bëjmë më lojën tonë. Nuk ishim në një nivel me Partizanin.

Kjo ndeshje mbaroi, duhet të mbledhim forcat sa më parë. Deri tani kemi bërë një punë të mirë dhe çdokush duhet të marrë përgjegjësitë e tij përsipër. Kemi objektivat tona dhe shpresoj që nga ndeshja e radhës të reflektojmë dhe të bëjmë më të mirën.

A janë gati çunat e rinj për fundin e kampionatit?

Ju e thatë që lojtarët me eksperiencë kanë luajtur më mirë. Në këtë fazë të kampionatin është eksperienca ajo që e bën diferencën. Çunat e rinj nuk duhet të tolerojnë. Duhet t’i thërrasin mendjes sa më shpejt. Ne kemi objektiv Kupat e Evropës dhe kërkojmë të bëjmë më të mirën.

Nga e shikoni më të lehtë arritjen e Evropës?

Ne nuk kemi humbur gjë. Kemi humbur vetëm një ndeshje. Në vazhdim kemi Gjirokastrën për të luajtur e më pas Kukësin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"