Meta nderon ish-futbollistin e Kombëtares, i dorëzon çmimin “Mjeshtër i Madh” në Paris

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 15:34

Meta nderon ish-futbollistin e Kombëtares, i dorëzon çmimin “Mjeshtër i Madh” në Paris

Ashtu si shumë futbollist që kanë pasur një aventurë jashtë vendit në karrierën e tyre ka qenë dhe ish futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati. Murati ka luajtur për disa vite me sezone me skuadrën e Paris Saint Germain.

46185138_2001259793253617_6610030689465139200_n

Ndërsa së fundmi presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa ndodhet në Francë për një vizitë punë, i ka dorëzuar ish-lojtarit edhe çmimin “Mejshtër i Madh”.

Meta

“Sot, në qytetin e klubit të famshëm të futbollit Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t’ i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati titullin: “Mjeshtër i Madh”. Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë”. – shkruan Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"