Mësohet shorti dhe për skuadrat e tjera shqiptare, Prishtina “buzëqesh”. Gjilanin e pret APOEL-i, Shkëndija përballë një ekipi nga Azerbajxhani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:23

Mësohet shorti dhe për skuadrat e tjera shqiptare, Prishtina “buzëqesh”. Gjilanin e pret APOEL-i, Shkëndija përballë një ekipi nga Azerbajxhani

Janë caktuar dhe përballjet e raundit të parë për ekipet e tjera shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë që do të marrin pjesë në Ligën e Europës.

Shkendijaa
Shkëndija e Tetovës është vendosur në sfidë me azerët e Sumgaitit, ndërsa skuadra tjetër shqiptare në Maqedoninë e Veriut Renova do të luajë me armenët e Alashkerti, kurse Shkupi do të sfidojë azerët e Nefçi Bakut.
Gjilani-Gre-696x464

Gjilanin e pret një kundërshtar tepër i vështirë. “Skifterët” e Gentian Mezanit duhet të fitojnë raundin paraeliminator me Tre Penes, skuadër e San Marinos. Më tej i presin qipriotët e APOEL Nikozisë.
prishtina
Prishtina mund të buzëqeshë. “Plisat” duhet të fitojnë raundin paraeliminator me ekipin e Gjibraltarit Linkoln Red Union. Në fazën e mëtejshme bardheblutë do të luajnë me skuadrën nga Luksemburgu Union Pitus Petange.

Gjilani dhe Prishtina luajnë në datën 20 gusht ndeshjet paraeliminatore. ndërsa takimet e raundit të parë do të luhen një javë më vonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"