Mësohen detajet e reja nga vdekja e Astorit, shokët e skuadrës shkuan në dhomën e tij, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2018 | 23:05

Mësohen detajet e reja nga vdekja e Astorit, shokët e skuadrës shkuan në dhomën e tij, por…

Vdekja e Davide Astorit ka tronditur sot futbollin italian, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se disa detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje. Mediat në Itali shkruajnë se si shokët e skuadrës kishin zbuluar këtë ngjarje.

Astori

Mësohet se ai nuk kishte pasur asnjëherë shqetësime të karakterit fizik ndaj askush nuk kishte dyshime që mund t’i ndodhte ndonjë gjë e tillë. Shokët e skuadrës i kishin telefonuan në dhomë dhe duke parë se nuk përgjigjej, u shqetësuan dhe u ngjitën për tek ai.

Kanë qenë vetë lojtarët që kanë shqyer me shkelma derën e dhomës së Astorit duke e gjetur atë të pajetë në shtrat e duke mësuar kësisoj lajmin tragjik. Mendohet se ai kishte pësuar një atak kardiak gjatë natës, por nuk ka arritur të reagojë e të kërkojë ndihmë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"