Mesjava e ndeshjeve, e gjithë Europa do të jetë në fushë. Ja axhenda e plotë në 4 Top-Ligat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 19:02

Mesjava e ndeshjeve, e gjithë Europa do të jetë në fushë. Ja axhenda e plotë në 4 Top-Ligat

Me Europianin që starton më 11 qershor, e gjithë Europa duhet të mbyllë sa më shpejt kampionatet e tyre, prandaj edhe kjo mesjavë do të jetë e pasur me ndeshje, ku të gjitha ligat e mëdha do të jenë në fushën e lojës, por jo vetëm.

D5zH9SyxCKd9GJ4T6rkBdeqZw1coQAaQyCUzUF4FozBvW6wgQQAUH5RusPUKWcyPLT2Yeu6zymEZ6B9akQxCe5CAvYsD6fMGHCVPUAEoCVqBC9J8NmT9Bq1KH6BxRjboeRHxY6

Në Bundesligë, sot do të jetë radha e Bajernit të Mynihut, i cili në “Allianz Arena” do të ndeshet me Leverkusenin, për të bërë një tjetër hap të madh dhe të sigurt për të blinduar titullin kampion. Ndërkohë, në Angli do të jetë në skenë Çelsi, që do të presë në shtëpi Brajtonin, për t’u konfirmuar brenda katërshes së parë, ndonëse me tërmetin e Super Ligës nuk duket se renditja e klubeve të cilat janë pjesën e saj do të ketë shumë rëndësi, nëse mes UEFA-s dhe atyre nuk vihet paqja.

Ndërkohë, mesjava do të shohë në fushë edhe Serinë A, ndonëse ekipet e mëdha do të zbresin në fushë të mërkurën, konkretisht: Milan-Sasuolo, Juventus-Parma dhe Specia-Inter. Sot do të luhet vetëm Verona-Fiorentina.

Edhe në Spanjë do të ketë ndeshje në mesjavë, ndonëse vetëm mes së mërkurës dhe së enjtes. Në La Liga lufta për titull është më e zjarrtë se kurrë, ndaj tri skuadrat që rivalizojnë për të duhet të bëjnë sa më pak hapa falsë.

ndeshjet logo

Nesër do të jetë në skenë Kadiz-Real Madrid, ndërsa të enjten Atletiko pret në shtëpi Hueskën, një sfidë e lehtë në letër, ndërsa Barcelona pret Getafen në “Kamp Nou”, me katalanasit që kujtojmë se do të kenë edhe një ndeshje për të rikuperuar, pas impenjimit të së shtunës, në finalen e Kupës së Mbretit, trofe që e merituan ndaj Bilbaos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"