Mesit i ikin dy “truprojat”, prishet grupi i të fortëve te Barcelona. Pike miqësi me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 15:30

Mesit i ikin dy “truprojat”, prishet grupi i të fortëve te Barcelona. Pike miqësi me…

Lamtumira e Arturo Vidalit dhe mbi të gjitha e Luis Suarezit i japin fund një epoke te Barcelona. Largohen dy truprojat e besuara të Lionel Mesit. Argjentinasi kishte nisur një miqësi të madhe me uruguaianin gjatë 6 viteve që ky i fundit ka qëndruar te Barcelona. Janë fqinjë në “Castelldefels” dhe familjet e tyre bënin pushimet me njëratjetrën. Në vitin 2014 Leo Mesi këmbënguli për të transferuar te Barcelona një tjetër mik të tijin, Serxho Agueron, por drejtuesit morën Suarezin. Ai vinte pas pezullimit nga FIFA pasi kafshoi Kielinin dhe gjeti mbështetje te Leo Mesi.

Lionel-Messi-lost-best-pals-Luis-Suarez-and-Vidal-after-1024x683

Grupit iu bashkua edhe Nejmari duke formuar treshen e miqve jashtë fushe dhe treshen e tmerrshme të sulmit brenda fushe. Ndanin çdo gjë bashkë, festa dhe trishtime, deri në momentin që braziliani u transferua në Paris. Rikthehej te Barcelona për t’i vizituar miqtë e tij dhe këtë e bënte shumë shpesh. Por pas largimit të Nejmarit, Leo Mesi gjeti një tjetër mik: Arturo Vidalin. Me të kishte ndarë shumë beteja si kundërshtar në Kupën e Amerikës. Por kiliani ia rrëmbeu zemrën “Pleshtit” dhe ai i kushtoi një dedikim prekës pak ditë më parë kur mesfushori u largua drejt Interit. Leos i pëlqente shpirti i lirë i Vidalit, rinia e tij, pozitiviteti që sillte në grup dhe mbi të gjitha fakti që ishte një fitues i lindur.

GRUPE TË REJA- Ekipi i Barcelonës po riorganizohet dhe kjo shihet si diçka pozitive. Burime brenda klubit bëjnë me dije se Suarez dhe të tjerët kishin fituar shumë pushtet dhe bënin çfarë të donin. Në sezonin e fundit, përçarjet te Barcelona ishin bërë aq të mëdha saqë transmetoheshin edhe në fushën e lojës.

img_pmorata_20200912-195810_imagenes_md_propias_pmorata_fcbarcelonanastic779-0079-kg-U483438048296YNC-980x554@MundoDeportivo-Web

Bartomeu vendosi që ta shpartallonte këtë grup. Por sigurisht që koka e Barcelonës vazhdon të jetë sërish Leo Mesi, i cili ka raport mjaft të mirë me Albën, Busketsin dhe Pikenë, por jo aq intim sa me Suarezin. Por Leo Mesi ka edhe një mik të fortë, i cili është Pepe Kosta. Ka rolin e menaxherit të Barcelonës, por më shumë është pranë Mesit sesa pranë të tjerëve. Edhe Pike është një lider i kësaj Barcelone, i cili është parë që të kalojë shumë momente me të rinjtë. Duket si një kapiten pa shirit, edhe pse nuk u votua. Por tani është më i qetë, më i përgjegjshëm dhe ka fituar respektin e të gjithëve. E ka nisur sezonin me qetësi. Mbetet për t’u parë se si do të sillet Lionel Mesi gjatë këtij sezoni, i cili pritet të jetë i fundit për të në skuadrën katalanase.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"