Mesi: Tërheqja nga futbolli? Është shumë e vështirë për mua, nuk e di se çfarë do të bëj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 15:33

Mesi: Tërheqja nga futbolli? Është shumë e vështirë për mua, nuk e di se çfarë do të bëj

Leo Mesi nuk po e pret me aspak sportivitet “plakjen” e tij. Bëhet fjalë për periudhën e vonë të karrierës së tij futbollistike.

Argjentinasi ka mbushur 30 vjeç në qershorin e kaluar, dhe normalisht momenti kur do t’i japë fund karrierës futbollistike po i afrohet.

4A58070C00000578-5517825-Messi_was_speaking_during_an_appearance_on_America_TV_s_La_Corni-a-20_1521462582483

Një një intervistë për emisionin “La Cornisa”, ai foli për këtë çështje.

“Të gjithë thonë se është shumë e vështirë dhe nuk kam dyshime për këtë. Do të jetë shumë e vështirë të mos kesh rutinën e stërvitjes, lojës. Nuk e di se çfarë do të bëj apo ku do të rri. Dua të bëj të gjitha gjërat që nuk mund t’i bëj. Por sinqerisht, nuk e di se çfarë do të bëj.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"