Mesi tek Interi më shumë se thashethem, veprimi i babait të argjentinasit “ekzalton” tifozët zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 13:43

Mesi tek Interi më shumë se thashethem, veprimi i babait të argjentinasit “ekzalton” tifozët zikaltër

Janë rritur spekullimet që Lionel Mesi mund të largohet nga Barcelona, pasi babai dhe njëkohësisht agjenti i tij Horge raportohet se ka blerë një apartament pranë zyrave të Interit. Argjentinasi nuk e ka fshehur frustrimin e tij me drejtuesit e klubit, pasi Barcelona për herë të parë në 12 vite rrezikon ta mbyll sezonin pa asnjë trofe të fituar.

mesi

Sipas raportimeve në Spanjë, Mesi ka mundësinë të lirohet nga kontrata e tij në fund të sezonit. Inter mbetet kandidati kryesor nëse argjentinasi vendos të largohet nga Barcelona, pasi Mesi mund të vazhdonte garën me Kristiano Ronaldon në Serinë A. “Gazzetta Dello Sport” raporton se babai i Mesit, Horge ka blerë një shtëpi në Milano shumë pranë zyrave të Interit. Një tjetër arsye që Mesi mund të lërë Barcelonën për Interin janë taksat e larta që argjentinasi paguan në Spanjë, ndërsa në Itali janë më të vogla.

Nëse një transferim i tillë do realizohej do ishte një lëvizje e bujshme nga ana e “Suning” që drejton Interin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"