“Mesi te Bajerni? Do të pyes ekonomistin”, Myler: Barcelona e pagoi shtrenjtë nënvlerësimin ndaj nesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 18:22

“Mesi te Bajerni? Do të pyes ekonomistin”, Myler: Barcelona e pagoi shtrenjtë nënvlerësimin ndaj nesh

Tomas Myler është i njohur për batutat e tij për futbollin. Mesfushori i Bajernit të Mynihut, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Kicker”, foli mbi mundësinë e ardhjes së Mesit në Mynih si dhe për të ardhmen e tij në kombëtaren gjermane.
5b02e864e988ef1d008b5135
Largimi i Lionel Mesit duket se ka ngjallur interesin e shumë klubeve, është Bajerni njëri prej tyre?
Në kohët e fundit kam folur me ekonomistin e klubit për një transferim të Mesit te Bajerni. Ai më tha se për momentin nuk mund të bënte asgjë për këtë çështje (qesh). Kam lexuar shumë lajme mbi këtë temë, dhe të them të drejtën nuk e kisha menduar që Barça dhe Mesi do të ndanin rrugët një ditë.
26ba601c11b1ce89d397ab44813752a0
Ka ndikuar humbja 8-2 ndaj Bajernit, që Mesi të ketë marrë këtë mendim?
Nuk e di. Ndaj Barcelonës nuk fituam vetëm kundër Mesit, por ndaj të gjithë skuadrës. Ata e menduan ndeshjen të lehtë ndaj nesh dhe për këtë paguan. Ne dolëm në nxemje 10 minuta para Barcelonës, ata dolën pas nesh dhe u dukën shumë të relaksuar. Për sa i përket Mesit, ai është pa dyshim lojtari më i mirë në botë. Për atë çfarë i ka dhënë këtij sporti dhe ka fituar, meriton t’i heqësh kapelën. Ndryshe nga tifozët e Barcelonës, largimin e tij e shoh me shumë kuriozitet.
Thomas-Muller-Bayern-Munich-Champions-League
Jeni fitues i Championsit, si ju është dukur formati i sezonit të fundit?
Ka pasur shumë diskutime mbi këtë gjë, të them të drejtën jam pro ndeshjeve me një takim. Kështu shanset për të fituar janë më të mëdha pasi rruga është më e shkurtër. Edhe pse ke vetëm 90 minuta në dispozicion. Mendoj se do të ishte interesante të aplikohej në të ardhmen.
1598368606_1200x630
Joakim Lëv tha se nuk po mendonte për një rikthim tuajin në kombëtare?
Lëv ka mendimin e tij dhe këtë e kam respektuar me kohë. T’ju them të drejtën, nuk kam menduar për asnjë sekondë në lidhje me një rikthim në kombëtaren gjermane. Me pak fjalë, as Lëv nuk është në planet e mia. Jam munduar të jap më të mirën time për Bajernin dhe ia kam arritur. Jam i lumtur që u riktheva protagonist pas një starti jo shumë të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"