Mesi rinovon me Barcelonën deri në 2021, shitet për 700 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 12:24

Mesi rinovon me Barcelonën deri në 2021, shitet për 700 milionë euro

Sulmuesi argjentinas Lionel Mesi ka rinovuar sot zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën. Kontrata e tij e vjetër skadonte në verën e 2018-s, por edhe pse pati shumë zëra për një largim të mundshëm nga Spanja, sot u shuan të gjitha dyshimet.

mesi

“Pleshti” do të mbajë veshur fanellën e katalanasve edhe për 4 vite të tjerë teksa kontrata e tij e re skadon në vitin 2021. Klauzola e përfshirë në kontratë për një largim të tij të parakohshëm nga klubi është 700 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"