Mesi rekordmen, parakalon edhe Ronaldon në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 14:22

Mesi rekordmen, parakalon edhe Ronaldon në Champions

Me tregolëshin e shënuar ndaj PSV, Lionel Mesi parakaloi rivalin e tij më të madh, Kristiano Ronaldon. Sepse argjentinasi arriti 8 “hat-trick”, ndërsa portugezi është ndalur në kuotën e 7 të tillëve.

2421703-50332830-2560-1440

Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë gjë në Ligën e Kampionëve dhe “Pleshti” mund ta shijojë këtë rekord. Pas Mesit dhe Ronaldos renditen Mario Gomez, Filipo Inzagi dhe Luis Adriano, të gjithë me nga tre tregolësha në Champions.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"