“Mesi nuk kërkoi pushime nga kombëtarja, unë nuk e grumbullova”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 15:13

“Mesi nuk kërkoi pushime nga kombëtarja, unë nuk e grumbullova”

Lajmet se Mesi kërkoi pushime nga kombëtarja duket se kanë qenë një justifikim për të fshehur ato që po ndodhin te skuadra e Argjentinës. Ka qenë vetë trajneri i skuadrës “Albiçeleste”, Lionel Skaloni i cili është shprehur se ka qenë një vendim personal i tiji për të lënë jashtë Lionel Mesin në ndeshjet miqësore që do të zhvillojë skuadra e tij.

skaloni messi

“Mesin nuk e kam grumbulluar me Kombëtaren dhe për këtë nuk ka pasur ndonjë kërkesë të veçantë nga futbollisti. Është vendimi im, pasi normalisht që duhet të provoj edhe lojtarë të rinj”, u shpreh Skaloni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"