Mesi nuk ishte në lojë, por formacioni i Barcelonës vlente 146 milionë më shumë se zëvendësuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 12:28

Mesi nuk ishte në lojë, por formacioni i Barcelonës vlente 146 milionë më shumë se zëvendësuesit

Për herë të parë pas 16 vitesh, në formacionin titullar të Barcelonës nuk kishte asnjë lojtar nga akademia. Dhe kjo nuk është thjesht një çështje simbolike, por edhe ekomomike.
barcelona
Të mos kesh “akademinë”, do të thotë të jesh i detyruar të blesh lojtarë. Por më absurd ishte fakti që në “Balaidos” formacioni që zbriti Barcelona në fushën e lojës, edhe pse konsiderohet si ekipi i dytë, vlente 146 milionë euro më shumë sesa ai titullar që do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit. Në fushë që nga minuta e parë ishin dy blerjet më të shtrenjta të historisë së klubit katalanas (Kutinjo 120 milionë) dhe Dembele (105 milionë euro). Valverde gjithashtu u kishte besuar lojtarëve që janë diskutuar shumë si Andre Gomesh (35 mln) dhe Pako Alkaser (30 mln). Deri diku më të justifikuarit kanë qenë Semedo (30 mln) dhe Paulinjo (40 milionë euro).

Pa i përmendur të gjithë të tjerët, formacioni titullar i Barcelonës kushtonte 421 milionë euro, 146 milionë më shumë sesa formacioni që do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevijës, i cili me shumë mundësi do të ketë Busketsin, Mesin, Iniestën, Pikenë, etj. Një pikë shumë e rëndësishme, mbi të cilën drejtuesit e Barcelonës duhet të reflektojnë për të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"