Mesi në urdhrat e Dejvid Bekam, ja ideja e bujshme për të ardhmen e yllit argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 15:39

Mesi në urdhrat e Dejvid Bekam, ja ideja e bujshme për të ardhmen e yllit argjentinas

Lionel Mesi do të respektojë kontratën e tij me Paris SG-në që zgjat deri në vitin 2023 dhe më pas do të lërë Europën për t’u transferuar në SHBA në “MLS League”, ku do t’i bashkohet Inter Majemit të zotëruar nga Devid Bekam.

756757

Lajmi është bërë me dije nga mediat ndërkombëtare, që raportojnë se përpara se t’i bashkohet Inter Majemit si një lojtar, Lionel Mesi fillimisht do të bëhet aksioner në klubin amerikan. Bekam i ka bërë një ftesë dhe sipas gazetave Lionel Mesi pritet të blejë rreth 35% të aksioneve të këtij klubi. Më pas, në mbyllje të aventurës së tij në Francë, ai do të vijojë me futbollin e luajtur në SHBA, duke ndjekur rrugën e shumë yjeve të tjerë para tij që kanë luajtur në kampionatin profesionist të këtij vendi.

Nga ana tjetër, gazetari i “Direct TV”, Aleks Kandal, është shprehur i bindur se Mesi do t’i bashkohet mikut të tij Bekam.

“Leo do t’i bashkohet Inter Majemit në vitin 2023″, ka thënë ai. Ndërkaq, vetëm pak muaj më parë shefi ekzekutiv i klubit amerikan, Horge Mas, deklaronte se mundësitë që Mesi të transferohej në SHBA janë të mëdha.

“Leo Mesi vijon të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe shkëlqimi i tij nuk është venitur. Ai është mik i ngushtë me Bekamin dhe nëse ai do të largohet nga Parisi do të vijë në SHBA. Ne do të bëjmë gjithçka për ta bindur të vijë”, pati thënë ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"