Mesi në hall, Di Maria: Është i pakënaqur, nuk po gjen dot… shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:40

Mesi në hall, Di Maria: Është i pakënaqur, nuk po gjen dot… shtëpi

Lionel Mesi po has vështirësi për t’u ambientuar në fushë, por edhe jashtë saj. Shoku i tij i skuadrës, Angel Di Maria, ka treguar se sulmuesi i PSG-së vazhdon ende të jetojë në hotel sepse nuk ka gjetur shtëpinë e përshtatshme në Paris.

mesi di maria

“Kur Leo vjen për darkë, ka gjithnjë motora apo makina pranë. Njerëzit këtu janë shumë të respektueshëm dhe kur del, ata të lënë të qetë. Por tani me Leon nuk kemi ku të shkojmë”, tha Di Maria, duke shtuar se jeta e “Pleshtit” në Paris nuk është aspak e lehtë për të.

Mesi u zhvendos në Paris së bashku me familjen e tij, gruan Antonelën dhe tre djemtë, Tiagon, Mateon dhe Çiron. Familja e 6 herë fituesit të “Topit të Artë” është duke jetuar në hotelin luksoz “Le Royal Monceau”, ku një natë kushton 1 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"