Mesi ndez Interin: Vidal, suksese në klubin e ri! Një ditë do takohemi sërish bashkë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 23:30

Mesi ndez Interin: Vidal, suksese në klubin e ri! Një ditë do takohemi sërish bashkë…

Mesfushori Arturo Vidal, la sot Barcelonën për të zbarkuar në Milano, ku do t’i bashkohet Interit të Antonio Kontes. Pas aventurës 2-vjeçare me katalanasit, kiliani do të nisë një eksperiencë të re me fanellën zikaltre.

mESI vIDAL

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare, ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka përshëndetur Vidalin, ndërkohë që ka ndezur tifozët e Interit me postimin e fundit, ku i premton ish-shokut të skuadrës së do të takohen sërish bashkë:

POSTIMI I MESIT:

“Te njihja vetem kur përballeshim me njeri-tjetrin dhe gjithmone dukeshe si fenomen, por pastaj pata fatin dhe te njoha personalisht, me befasove edhe me shume. Në këto 2 vite ndamë shumë gjëra. Do t’i mungosh dhomave të zhveshjes. Të uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re me klubin tënd të ri. Një ditë do takohemi sërish bashkë”, shkruan veç të tjerash Mesi.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"