Mesi merr vendimin, pas dështimit në Botëror lojtari largohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 21:30

Mesi merr vendimin, pas dështimit në Botëror lojtari largohet…

Argjentina do të duhet të bëjë pa Lionel Mesin në ndeshjet e ardhshme. Sipas “Tnt Sports” në Argjentinë, thuhet se “pleshti” do të largohet përkohësisht nga kombëtarja deri në një periudhë të pacaktuar. Gjithashtu mësohet se pas dështimit në Botëror, lojtari ishte shumë pranë tërheqjes nga kombëtarja e “Albiçelestëve”.

mesi

Por sipas këtij kanali televiziv, thuhet gjithashtu se kanë qenë raportet e mira me kreun e federatës, Tapia arsyeja pse Mesi e ka menduar dy herë këtë vendim. Megjithatë e rëndësishme për tifozët argjentinas është fakti se lojtari nuk do të largohet akoma përfundimisht nga kombëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"