“Mesi më i miri në botë, por Maradona është i shenjtë për ne”, Insinje flet në prag të sfidës me Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 19:41

“Mesi më i miri në botë, por Maradona është i shenjtë për ne”, Insinje flet në prag të sfidës me Barçën

Kapiteni i Napolit, Lorenso Insinje i ka dhënë një përgjigje diplomatike pyetjes së famshme: “Kush është argjentinasi më i mirë në historinë e futbollit, Lionel Mesi apo Armando Maradona?insinje

Sipas 28-vjeçarit, Lionel Mesi është më i miri në botë aktualisht, por nuk mund ta krahasojë atë me Maradonën, i cili është i shenjtë për napoletanët. “Aktualisht, Mesi është më i miri në botë, mirëpo nuk e krahasoj dot me Maradonën që për ne napoletanët është i shenjtë. Në këto momente, Mesi është më i mirë se të gjithë,” deklaroi Insinje.Mesi54

Nuk duhet harruar se Maradona ka luajtur si për Barcelonën ashtu dhe për Napolin gjatë periudhës më të mirë të karrierës së tij, prandaj dhe mbetet një ikonë për tifozët e Napolit sepse dy kampionatet e vetme që kanë fituar i kanë falë tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"