Mesi mbyll debatin, ja statistikat që e çuan yllin argjentinas drejt “Topit të Artë” të shtatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 22:44

Mesi mbyll debatin, ja statistikat që e çuan yllin argjentinas drejt “Topit të Artë” të shtatë

Lionel Mesi tashmë mund të konsiderohet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, nisur nga 7 trofetë e Topit të Artë të fituar në karrierë.

mesi

I fundit, i fituar nga ylli argjentinas vetëm mbrëmjen e sotme, ka nxitur debate të shumta pasi jo të gjithë ishin dakord me këtë vendim.

Por nëse shohim statistika nga portali i specializuar ‘’Sofa Score’’, përtej pëlqimeve në aspektin personal, ka arsye të tjera pse ‘’pleshti’’ mund të ketë triumfuar. Gjatë gjithë vitit, Mesi ka luajtur 56 ndeshje gjithësej, me klubin dhe kombëtaren e Argjentinës, ku ka shënuar 41 gola dhe ka dhënë 17 asiste.

Statistikat vjetore të Lionel Mesit nga portali i specializuar ''Sofa Score''

Statistikat vjetore të Lionel Mesit nga portali i specializuar ”Sofa Score”

Më saktë, i bie që ‘’pleshti’’ të ketë shënuar gol çdo 118 minuta, ndërsa mesatarja e goditjeve për ndeshje është 4.55. Gjithsej, Mesi jep 2.29 pasa kyçe në çdo takim që luan, dhe ka një përqindje të realizimit prej 56.4 %. Statistika mbreslënëse këto të Mesit që vazhdon të pushtojë botën me magjitë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"