Mesi mbush 35 vjeç, por dhuratën ia bën ai PSG-së. Ja shuma marramendëse që kanë përfituar francezët nga transferimi i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 15:34

Mesi mbush 35 vjeç, por dhuratën ia bën ai PSG-së. Ja shuma marramendëse që kanë përfituar francezët nga transferimi i tij

Lionel Mesi mbushi 35 vjeç këtë të premte dhe e festoi përvjetorin me miqtë të tij të ngushtë ku ndodhet me pushime në Ibiza. Në festën e sulmuesit të PSGsë nuk mungonin shokët Cesk Fabregas dhe Luis Suarez, të shoqëruar nga familjet e tyre respektive. Presidenti i klubit, Naser AlKhelaifi, premtoi se sezonin e ardhshëm do të shohim versionin më të mirë të yllit argjentinas, i cili shënoi vetëm 6 gola në Ligën e Parë Franceze në sezonin e debutimit në “Parc des Princes”.

MESI

“Nuk ka dyshim që Lionel, i cili e ka fituar ‘Topin e Artë’ 7 herë dhe është një rekord, nuk bëri sezonin e tij të mirë me Parisin”, tha Al-Khelaifi gjatë një interviste për “Le Parisien”. “Por pas më shumë se 20 vitesh në Barcelona ai zbuloi një vend, qytet, kampionat dhe skuadër të re. Ishte një kulturë e re edhe për familjen e tij. Ai u dëmtua dhe u infektua edhe me Koronavirus. Nuk ishte e lehtë për të sezonin e shkuar, por sezonin e ardhshëm ne do të shohim versionin më të mirë të Mesit”, shtoi presidenti.

700 MILIONË EURO

Leo, i cili ka edhe 12 muaj kontratë në Paris, e ndihmoi klubin të gjeneronte 700 milionë euro sezonin e shkuar. Dhe sipas Al-Khelaifit, kjo shifër rekord për klubin arrihet vetëm falë transferimit të yllit argjentinas.

Al-Khelaifi konfirmoi për “Marca” që klubi nuk kishte arritur kurrë një shifër të tillë të ardhurash dhe kjo vetëm falë transferimit të lojtarit nga Barcelona me parametër zero. Mesi iu bashkua gjigantëve francezë me shumë bujë një vit më parë, por e mbylli sezonin me vetëm 11 gola dhe 15 asiste në 34 ndeshjet që luajti në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"