Mesi kurrë gol Çelsit, ja pikantet pas shortit të Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 21:13

Mesi kurrë gol Çelsit, ja pikantet pas shortit të Ligës së Kampioneve

– Lionel Mesi nuk ka shënuar kurrë gol në portën e Çelsit në 8 përballjet e tij të mëparshme. Blutë e Londrës janë skuadra që argjentinasi është përballur më shumë në karrierë pa i ndëshkuar.

– Çelsi ka marrë më të mirën nga 12 përballjet e deritanishme me Barcelonën në Champions, me 4 fitore ndaj 3 të gjigantëve të La Ligës. Anglezët fituan në përballjen e fundit, pas fitores 3-2 me rezultat të përgjithshëm në gjysmëfinalen 2011-12 (Mesi humbi një penallti).

Shorti

– Ndeshja e Realit kundër PSG-së do jetë speciale për Angel Di Marian, i cili kaloi 4 sezone në “Bernabeu” dhe ishte njeriu i ndeshjes në finalen e 2014-ës, ndeshjen e parafundit që luajti me fanellën madrilene.

– Reali dhe Parisi janë përballur në 6 raste. Si spanjollët ashtu edhe francezët kanë arritur të fitojnë nga dy herë.

– Fituesit e grupeve (skuadrat që ndeshjen e dytë e luajnë në shtëpi) janë kualifikuar në 72.3% të rasteve në çerekfinale që kur Kupa e Kampioneve ndërroi format në “Champions”.

– Bazeli me Mançester Siti dhe Sevija-Mançester Junajtid nuk janë ndeshur kurrë më parë me njëra-tjetrën.

Shorti

– Por, skuadra e Taulant Xhakës kishte rivale skuadrën tjetër të Mançesterit në fazën e grupeve këtë sezon, Junajtid. Në dy ndeshjet e Grupit A, Bazeli humbi 3-0 në “Old Trafford”, por u ktheu reston me një fitore 1-0 në shtëpi.

– Liverpuli dhe Porto kanë katër ndeshje mes tyre. Anglezët nuk janë mposhtur në asnjë prej tyre duke fituar në shtëpi dhe barazuar në transfertë në fazën e grupeve 2007/08 dhe çerekfinalet e Kupës UEFA 2000/01.

– Shahtjori e ka eliminuar Romën në 1/8-at e sezonit 2010/11 duke fituar 3-2 në Itali dhe 3-0 në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"