Mesi kampion brenda dhe jashtë fushe, bën gjestin e madh për Argjentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:34

Mesi kampion brenda dhe jashtë fushe, bën gjestin e madh për Argjentinën

Leo Mesi shënoi dy gola në fitoren që Barcelona arriti ndaj Napolit 3-1 në Ligën e Kampionëve, për tu kualifkuar më tej. Por së fundmi argjentinasi ka bërë një gjest mjaft të bulur për vendlindjen e tij.

mesi

Mesi përmes fondacionit të tij ka dhuruar 50 respiratorë për spitalet e Rosarios në ndihmë në luftën kundër koronavirusit. 32 prej respiratorëve kanë mbërritur në Argjentinë javën e kaluar, ndërsa pjesa tjetër pritet të mbërrijë së shpejti.

Argjentina po kalon një moment të vështë në luftën ndaj Covid-19, ku numërohen mbi 246 mijë të infektuar dhe mbi 4000 të vdekur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"