Mesi humb shkëlqimin në Spanjë, shikoni rekordin negativ që ka arritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 22:17

Mesi humb shkëlqimin në Spanjë, shikoni rekordin negativ që ka arritur

Sapo ndeshja me Vajadolidin përfundoi, “Mister Chip” publikoi në “Twitter” një fakt dëshpërues për Lionel Mesin: “Mesi ka luajtur shtatë ndeshje të plota me Barcelonën ku ka shënuar vetëm 1 gol (me penallti ndaj Atletikos). Ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodhte në karrierën 15- vjeçare të argjentinasit”. Ajo që e shpëton disi yllin e katalanasve janë vetëm 9 asistet e dhëna në ndeshjet e fundit.mesi

Mungesa e suksesit për të arritur te goli është një realitet i pamohueshëm që shpjegohet me ngarkesën e minutave të argjentinasit me Barcelonën. Ai është i vetmi lojtar së bashku me portierin Mark Andre Ter Shtegen që i ka luajtur të gjitha ndeshjet që nga java e tetë. Ai mungoi në katër javët e para të sezonit pasi u dëmtua në një stërvitje individuale i ardhur nga pushimet. Ai debutoi në javën e pestë duke luajtur vetëm 45 minuta ndaj Granadës. Në javën e shtatë ai ndjeu dhimbje në rrëzën e kofshës dhe paraqitjet e tij në fushën e lojës kanë qenë me pikatore për 28 ditët që do të pasonin. Në të gjitha kompeticionet Mesi është prodhuesi numër 1 për Barcelonën në La Liga.

Ai ka luajtur 40 ndeshje duke shënuar 27 dhe shërbyer 25 herë për shokët e skuadrës. Kjo e bën atë pjesëmarrës në 52 gola të shënuar nga Barça. Përpara ndeshjes me Vajadoidin, qarkullonin lajme për një pushim të tij. Por ishte Suarez ai që e nisi ndeshjen nga stoli.MESI KARRASKO

Trajneri Setien tha pas ndeshjes se në skuadrën e tij ka një lloj hierarkie që i lejon lojtarët të vendosin vetë për aktivizimin. Mesi duket se nuk do të rrijë kurrë jashtë skuadre dhe kërkon të jetë në fushën e lojës. Ylli argjentinas beson ende te titulli edhe pse Reali i Madridit është 1 pikë para tyre me një ndeshje më pak se katalanasit.

Këta të fundit shpresojnë që madrilenët të gabojnë në ndeshjet e mbetura dhe të arrijnë të ngushtojnë diferencën me ta. Por duket e vështirë dhe pse jo e pamundur. Por nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Mesi me shokë duhet të ngrenë kokën dhe të shënojnë më shumë, duke nisur nga vetë “Pleshti” i cili duket se ka humbur shkëlqimin në Spanjë. Arsyet e shumta, si e ajo e pandemisë kanë bërë që shumë gjëra të jenë ndryshe nga më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"