Mesi humb shënjestrën, argjentinasi barazon rekordin negativ të dy viteve më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 17:19

Mesi humb shënjestrën, argjentinasi barazon rekordin negativ të dy viteve më parë

Leo Mesi dhe Ter Shtegen ishin të vetmit që mund të shpëtonin nga paraqitja e dobët që skuadra e Barcelonës bëri kundër Valencias. Kapiteni nuk u duk në fushë në pjesën e parë, teksa tentoi vetëm nga goditja e dënimit.Mesi

Në të dytën kërkoi që të merrte mbi shpatulla ekipin dhe provoi shpesh që të gjente rrugën e rrjetës. Nuk ia doli, sepse nuk u ndihmua aq sa duhet nga Antuan Grizman dhe Ansu Fati. Qëndroi shpeshherë i vetëm në repartin e sulmit dhe kështu e kishte të vështirë që të kalonte mbrojtjen kundërshtare.

Megjithatë, ai goditi portën kundërshtare 11 herë nga pozicione të ndryshme të fushës, por asnjëherë nuk ia doli që ta çonte në rrjetë. Kjo mesatare është shumë negative për “Pleshtin”, sepse u rikthye pas në kohë 2 vite. Ishte pikërisht ndeshja kundër Deportivo de la Korunja të luajtur në dhjetorin e vitit 2017, kur kapiteni i Barcelonës bëri gjithashtu 11 goditje dhe nuk shënoi gol.Mesi54

Kjo do të thotë se ai e ka humbur shënjestrën, por është e vështirë që të hedhësh dyshime mbi një lojtar si argjentinasi. Barcelona në total bëri 14 goditje kundër Valencias, 11 herë me Leon, ndërsa të tjerat mbajtën firmën e Ansu Fatit, De Jongut dhe Rakitiçit. Por, gjithsesi, nuk ishte faji i Mesit që Barcelona humbi, por shumë arsye çuan në përfundim të hidhur të rezultatit kundër Valencias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"