Mesi godet tre herë shtyllën, Barcelona e fillon kampionatin me fitore ndaj Betisit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 22:19

Mesi godet tre herë shtyllën, Barcelona e fillon kampionatin me fitore ndaj Betisit (VIDEO)

Barcelona e ka filluar me tre pikë sezonin e ri në La Liga teksa ka mposhtur sot në shtëpi me rezultatin 2-0 skuadrën e Real Betisit.

mesi

Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 36 falë autogolit të shënuar nga Toska, ndërkohë që tre minuta më vonë ishte Serxhi Roberto që dyfishoi shifrat. Ky rezultat nuk ndryshoi më deri në fund të takimit, por duhet përmendur që Lionel Mesi goditi tre herë shtyllën, duke qenë i pafat për të shënuar emrin mes golashënuesve të këtij takimi.

Kjo fitore i jep Barcelonës njëfarë qetësie psikologjike pas periudhës së vështirë që po kalon në kohët e fundit e cila filloi me shitjen e brazilianit Nejmar dhe më pas mes humbjen e Superkupës së Spanjës përballë Realit të Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"