Mesi gjen shtëpi dhe lë hotelin luksoz, ylli i PSG-së do të paguajë shumën e majme për vilën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 14:47

Mesi gjen shtëpi dhe lë hotelin luksoz, ylli i PSG-së do të paguajë shumën e majme për vilën e tij

Një muaj e gjysmë pas mbërritjes së tij, Lionel Mesi më në fund ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris.

Stade de Reims v Paris Saint Germain - Ligue 1 Uber Eats Lionel Messi during the French championship Ligue 1 football ma

Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, ylli argjentinas deri tani ka jetuar në një hotel luksoz, por në mbrëmjen e së mërkurës ka përfunduar praktikisht gjithçka për të jetuar me qera në një vilë në “Neuilly-Sur-Seine” në perëndim të kryeqytetit francez ku gjithashtu jetojnë dhe disa prej shokëve të tij të skuadrës.

Një vilë prej 300 metrash katrorë, me dy kate dhe katër dhoma gjumi dhe një kopësht i vogël, por pa një pishinë personale. E çmendur është shuma e majme që ylli i PSG-së do të paguajë si qera për këtë vilë, ku përllogaritet që Mesi të paguajë plot 20.000 euro në muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"