Mesi flet për propozimin e Barcelonës: Më ofruan kontratë të përjetshme, por refuzova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 19:50

Mesi flet për propozimin e Barcelonës: Më ofruan kontratë të përjetshme, por refuzova

Leo Mesi është një nga lojtarët më të mirë  ne botë, teka me sukseset e arritura ai pa frikë mund të quhet edhe lojtari më i mirë në histori të futbollit.messi

Kohët e fundit në mediat spanjolle, qarkullojnë lajme se Barcelona  i ka ofruar Mesit, një kontratë të përjetshme. Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë futbollisti, teksa është shprehur se ai e ka refuzuar propozimin e bërë nga klubi katalanas.

Në një intervistë të dhënë për “Radio Metro”, ylli argjentinas është shprehur: “Është e vërtetë që Barcelona më ofroi një kontratë të përjetshëm, por unë e refuzova. Nuk dua një kontratë që të më mbajë të lidhur me këtë klub. Unë dua të jem mirë, të luaj dhe të vazhdoj të luftoj për objektivat. Unë do të qëndroja këtu gjithë jetën, por jo me një kontratë që do të më detyronte.”, theksoi argjentinasi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"